Eksperti i Ekonomisë, Danaj: Bujqësia e pamotivuar, pak buxhet në 2024 edhe për arsimin

Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj në emisionin "5 pyetjet" nga Ilir Babaramo në Report Tv ngriti disa shqetësime për buxhetin e vitit 2024. Sipas tij më tepër vëmendje duhet t'u ishte dhënë sektorëve si bujqësia, turizmi, arsimi dhe infrastruktura.

90% e planifikimit të investimeve shkon drejt rrugëve. Rruga sjell zhvillim por nga ana tjetër duke pasur parasysh situatën ekonomike ndoshta do të ishte e udhës që një pjesë e këtyre rrugë të mos ngelin rrugëve por të investoheshin në sektorë strategjikë.

Ne kemi projektin e rrugës Milot-Fier. Por më mirë të bëhet kjo rrugë dhe pjesa e Rrugës së Arbrit të shtyhet, sepse nuk ka përfunduar ende. Kemi dy shtylla, turizmi dhe bujqësia. Të investohet paralelisht.

Bujqësia është një shtyllë shumë e rëndësishme dhe e kemi rritur eksportin vetëm falë bujqësisë dhe kështu po e shkatërrojmë. Turizmi. Kishim një bum të madh, por a do të jetë ky numër vitin tjetër?

Ne hapemi në shumë drejtime, rrugë, rritje pagash…një tjetër sektor është arsimi. Ne do të përfundojmë si puna e atyre të Bangladeshit që të rrimë në atë nivel. 3% është buxheti për arsimin, kaq ishte edhe vitin e kaluar” tha ai.


Lajmi kryesor:

Buxheti 2024/ Gjokutaj: Nuk sjell zhvillim të ri, vetëm shton borxhin! Çoçoli: 100 mln euro për rritjen e pagave, ekonomia është rezistente


B.K/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja