Eksperti i Ballkanit Perëndimor: Alternativa tjetër e Asociacionit është ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë! Plani franko-gjerman, zhgënjyes

Eksperti i Ballkanit Perëndimor: Alternativa tjetër e Asociacionit është ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë! Plani franko-gjerman, zhgënjyes

Eksperti i gjeopolitikës së Ballkanit Perëndimor, James Ker-Lindsay

Eksperti i gjeopolitikës së Ballkanit Perëndimor, James Ker-Lindsay ka deklaruar se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është mënyra më pak e dhimbshme që Kosova të arrijë një marrëveshje me Serbinë.

Nëpërmjet një interviste për Zërin e Amerikës, Lindsay tha se alternativa e Asociacionit është vetëm ndryshimi i kufijve etnikë mes dy vendeve. Ai shtoi se nëse Kosova nuk do një ndryshim kufijsh atëherë duhet t’u japë serbëve autonomi të plotë.

 “Alternativa, dhe do të jem vërtet i sinqertë, është ndryshimi i kufijve etnikë, për të cilin është folur. Nëse Kosova nuk dëshiron ta pranojë këtë, atëherë gjëja më e mirë që mund të bëjë është të thotë se do t’i ruajmë kufijtë, por do t’u japim serbëve autonomi kuptimplotë. Dhe në këtë pikë më duhet të them se gjithnjë flitet se do të krijohet një tjetër Republikë Serbe. Kjo është e pakuptimtë. Republika Serbe është një model shumë i veçantë i autonomisë që u krijua në një situatë shumë të ndryshme ku serbët ishin një përqindje mjaft e madhe e popullsisë në Bosnje dhe u bë për të ndaluar një luftë shumë brutale. Askush, nuk flet për Republikë Serbe në Kosovë”- u shpreh ai.

Sa i takon planit franko-gjerman për zgjidhjen e tensioneve Kosovë-Serbi, eksperti nuk e konsideroi këtë si një propozim historik, duke shkuar më tej sa e përcakton si zhgënjyes. Ai shtoi se BE është shumë i zënë me luftën mes Ukrainës dhe Rusisë dhe prandaj dëshiron të japë përshtypjen e gjetjes së një zgjidhje për Ballkanin Perëndimor.

“Kushdo që e përshkruan këtë si një mundësi historike, dua të them që nuk është. Është fare qartë një leukoplast. Nuk po e zgjidh problemin themelor dhe është shumë, shumë zhgënjyes. E di që Bashkimi Evropian i ka duart e zëna me Ukrainën dhe e di se kjo është arsyeja pse dëshiron të përpiqet të bëjë disa ose të japë përshtypjen e një lëvizjeje për Serbinë dhe Kosovën. Por, a është me të vërtetë kjo më e mira që mund të arrijmë pas 15 vitesh? Dhjetë vjet më parë, Marrëveshja e Brukselit ishte shumë më e avancuar. Kjo nuk është duke ofruar asgjë me sa mund të shoh. Dhe mendoj se për të arritur një marrëveshje do të duhet trysni, pa dyshim” deklaroi Lindsey.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës