Eksperti i kriminalistikës: Policia të kalojë në ‘sitë’ në të gjitha nivelet! Efektivët të marrin shpërblim kur zbardhet një ngjarje kriminale

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi thotë se policia e Shtetit duhet të kalojë në ‘sitë’ në të gjitha nivelet. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Rexhepi u shpreh se duhet një lloj vettingu për përzgjedhjen e efektivëve në radhët e policisë, të cilin mund ta bëjë edhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore. Eksperti është i mendimit se efektivët duhet të paguhen me një rrogë të lartë dhe sipas tij nën 1000 euro nuk duhet ketë pagë për policët.

‘Në policinë e Shtetit duhet bërë tërmet. Duhen kaluar në sitë të gjitha nivelet. U bë një tentativë për vettingun dhe u la përgjysmë. Duhen zgjedhur njerëzit që në rekrutim, ndoshta jo në atë formë, por njëlloj vetting e bën edhe vet AMP. Në gjykimin tim policia ka nevojë për një sitë të imët. Një lloj vetting duhet bërë. Nuk duhet ti lëmë dhe në gjendje që të korruptohen. Një punonjës me uniformë nuk duhet të mendoj si të mbylli muajin për të mbajtur familjen. Polic nën 1000 euro rrogë nuk duhet të ketë në këtë nivel që ka arritur krimi.’- u shpreh Rexhepi.

Për gazetarin Arbër Hitaj, efektivët e policie duhet të trajnohen dhe të marrin shpërblime në raste të zbardhjes së një ngjarje kriminale.

‘Trajnime shpërblime dhe shpërblime. Dini ju të jetë shpërblyer ndonjë nga këto oficerët kur u zbulua vrasja e Papës? Po u stimuluan njerëzit nga pikëpamja financiare do të punojnë! Policia duhet suportuar nga të gjitha krahët. Duhet të ndryshojë mentaliteti, kush puno në polici ngelet i varfër. Ka nevojë.’- u shpreh Rexhepi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë