Eksperti në Report Tv: Shpendi i ngordhur në Sazan ishte buf, i rëndësishëm sa shqiponja, shkaku i zhdukjes helmimi

Eksperti në Report Tv: Shpendi i ngordhur në Sazan ishte buf, i rëndësishëm sa shqiponja, shkaku i zhdukjes helmimi

TIRANE-Përfaqësuesi i shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë, Erald Xeka i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se shpendi që u gjet i ngordhur disa ditë më parë në Sazan është buf dhe jo shqiponjë, sikur u raportua. Por pavarësisht se nuk ishte, eksperti tha se shpendi që u gjet i ngordhur është po aq i rëndësishëm sa shqiponja, pasi është në zhdukje dhe i mbrojtur. Por cili është shkak që këto shpendë të rrallë po shkojnë drejt zhdukjes? Për Xekën më shumë se gjuetia e paligjshme është helmimi.

"Bëhet fjalë për një buf të madh bobo. Ai nuk është rasti i vetëm, që ka pasur viktima, por edhe ngatërresa. Ndodhej në Sazan, pasi atje italianët gjatë pushtimit sollën një lepur dhe prania e bufit është për shkak të prezencës së ushqimit. E shikoj më shumë si helmim sesa gjueti, pasi atje është bazë ushtarake. Për helmin e kam fjalën jo direkt, por zakonisht barinjtë për të mbrojtur kopetë nga ujqërit përdorin karremat helmues dhe i lënë si për dhelprat. Në rastin e bufit, gjella kryesore e tij është lepuri dhe mijtë".

Në Shqipëri gjenden rreth 50-100 çifte shqiponjash, ose më konkretisht 100-200 shqiponja gjithsej, një numër i cili me kalimin e kohës ka ardhur në zbritje. "Nëse ecim me këto ritme, edhe statusi si vendi i shqiponjave ve nuk do të kishte kuptim. Para 20 vitesh kishim mbi 100 çifte shqiponjash mali. Shkaqet? Shqiponja bie pre e helmimeve jo vetëm nga ushqimet, që është vrasës i heshtur. Kemi raportime si vjet në Jug, si shqiponja, huta dhe 7 shpendë u gjetën të helmuar në një vend të vetëm. Është e vështirë të hetohet helmimi, pasi pastrohet nga shpendë të tjerë apo gjitarë dhe nuk lë gjurmë. Dhe nuk shkojmë dot te shkaku i vërtetë".

Nëpër restorante luksoze në Shqipëri vitet e fundit është kthyer në trend mbajtja e shpendëve apo kafshëve të balsamosura. Për ekspertin Xeka ky fenomen  më shumë i dëmton sesa i ndihmon bizneset.  "Këta janë njerëz fanatikë që e shëmtojnë. Më thuaj një turist që i pëlqen një shpend i balsamosur? Por është rritur ndjeshmëria në ndërgjegjësim. Zëri ynë është gjithkund. Rastet e helmimit, jo vetëm shqiponjat, më shumë e vuajnë shkabat, pasi ushqen me ushqime të ngordhura dhe këto kanë vuajtur pasojat më të mëdha. Tani kemi vetëm një shkabë, 'Kali i Qyqes', janë diku te 5 çifte, shkaba e zezë është zhdukur plotësisht, shkaba e zakonshme që ka qenë në veri nuk është më dhe shkak kryesor është helmimi. Është një armik kryesor" tha ai.  

Por sa shqiponja ka aktualisht në kopshte zoologjike? "Aktualisht në kopshtin zoologjik në Tiranë është një rast i shqiponjës së malit, por ka raste që dëgjojmë që njerëz të caktuar i mbajnë në shtëpi për qejf. Ka edhe raste që arrijnë deri në foletë e tyre i kapin dhe i shesin në rrugë.  Dua të them se edhe bufi ka të njëjtën rëndësi si shqiponja. Buf nuk është se kemi shumë çifte, vlerësimet janë të pakta, është lloj i mbrojtur. Ka raste që edhe një hutë, shqiponjë më e vogël shitet për shqiponjë. Gabime bëhen, pasi ekspertiza në Shqipëri mungon. Duke u zhdukur shpendët zhduket edhe profesioni, janë 2-3 persona që merren".  Por ku bëhet shumimi i shpendëve? "Fillon nga fundi i marsit dhe deri në fund të korrikut është periudha. Duhet bërë kujdes në këtë periudhë".

Një tjetër shpend i rrallë në territorin e Shqipërisë është pelikani kaçurrel, që gjendet në parkun kombëtar të Divjakës, por që është shfaqur edhe në liqenin e Shkodrës. "Është folur shumë, tani jemi në një situatë që e njeh kushdo. Këtë vit ishte shumë mirë monitorimi. Qetësia është krijuar, parku i Karavastasë ka qenë i mbrojtur në moratorium gjatë gjithë kohës. Duhet të ketë më shumë kontroll nëpër pyje" përfundoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zzz: 09/08/2019 12:43

    Urgjent duhet marre mendim nga politologu, gjeologu, transologu, fabrikologu, Sazann Guri, Shkembi, Shpella, si duhet vepruar per te shpetuar kete specie te rralle

    Përgjigju
  • navy: 08/08/2019 20:03

    Budallai "Genoveva Ruiz Calavera", me kompetencë zero, as që mund të mbyllet. Të lumtur që shihni gjyqtarë të rinj të rinj, ku 80% e vërtetë janë plotësisht të korruptuar pas një viti. Nuk ekziston as një arsim i duhur për drejtësi, sepse ashtu si në Kosovë, misionet e drejtësisë gjermane dhe ato të BE-së janë një katastrofë korruptive, me njerëz të tillë budallenj të Georg Soros

    Përgjigju
    • Bibi: 08/08/2019 21:39

      Sa rend qenke hahahaha

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?