Shqiponja është shpendi simbol i shqiptarëve...por duket se me kalimin e kohës ajo do t'i përkasë thjesht të kaluarës.
Një shqiponjë është gjetur e ngordhur disa ditë më parë në parkun arkeologjik industrial të Sazanit duke ngritur alarmin për zhdukjen e këtij shpendi. Në Shqipëri gjenden rreth 50-100 çifte shqiponjash, ose më konkretisht 100-200 shqiponja gjithsej, një numër i cili me kalimin e kohës ka ardhur në zbritje.
Janë disa faktorë që kanë ndikuar në uljen e numrit të shqiponjave duke filluar që nga ndryshimet e skajshme të ekosistemit, tek gjuetia e tyre për shitje përkundrejt një shume të caktuar parash ose për disa të tjerë edhe thjesht për t'i ekspozuar në ambientet e lokaleve.
Situata e tyre paraqitet serioze, për këtë arsye specialistët e mjedisit japin alarmin dhe bëjnë thirrje që të merren masa, për të shmangur fundin e trishtë...që shqiponja të mbetet thjesht një simbol në flamurin tonë kombëtar.
.jpg)
.jpg)
-
Po SHQIPONJE Vlonjate ajo. Si ka duruar dot LUSHNJARET dhe FIERAKET duke u lare ne Sazan e qelben fare
Përgjigju -
Profesori im kishte nje shprehje: Quhemi vendi i shqiponjave, ku njeriu lind, rritet dhe vdes pa e pare nje te tille.
Përgjigju -
Eshte interesante dhe misteriose se pse Shqiptari fjalen “vdekje” e perdita vetem per njeriun dhe bleten,nuk me kish vajtur kurre mendja por tani qe lexoj artikullin ku perdotet fjala ‘ngordhi” ne Shqiptaret nuk i kemi rezervuar shpendit te shenjte dhe simbolik Shqiptar te njejten fjale.
Përgjigju -
Domosdo, eshte bere masaker mjedisore këta 30 vjet. Fahatarët bënë të pabërën!
Përgjigju -
Ngordhi Berisha po ngordhin dhe shqiponjat
Përgjigju -
ose nuk e nxirrni emrin e artikullshkruesit
Përgjigju








Komente
Komento