TIRANE - Pse nuk zgjidhet përfundimisht çështja e pronësisë në Shqipëri? Sipas Arben Gjalpit, ekspert në Menaxhimin dhe Investimet e Pronave, çështja e pronave është pa dyshim një nga detyrat kryesore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Gjalpi ka nisur të merret me çështjen e pronave gjatë studimeve në Londër, ku ka mbrojtur edhe doktoraturën. Ja çfarë na tha ai për pengesat e këtij procesi deri tani.