Ekspertja Çeveli: KQZ të kthejë
mbrapsht listat,nuk janë 30% gra

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve të kthejë mbrapsht listat e partive që nuk kanë plotësuar kriterin e pjesëmarrjes së femrave në lista si dhe që kanë shkelur ligjin.
 
Kjo ka qenë deklarata nga rezoluta 13/25, ku Bajana Çeveli, eksperte, për Report Tv ka kërkuar që në Parlament të jenë 42 gra, ashtu sikundër e parashikon edhe ligji.
 
"Nga 140 mandate pretendimet e deritanishme të të gjitha subjekteve të marra së bashku janë rreth 30, 33 gra që do të thotë se nuk realizohet 30 %-ëshi. Që të jetë 30 % duhet të jenë 42 gra. Përsëri KQZ ka në dorë të kthejë listat mbrapsht”
, tha ajo
 
Nga ana tjetër Çeveli ka kërkuar që në komunikimet publike individët duhet të kenë kujdes, sepse është e patolerueshme denigrimi i një figure, sidomos i një femre.
 
“Aspak s’më vjen mirë mua si grua të dëgjoj për cilëndo grua që të flitet qoftë edhe diçka sepse për burra nuk flitet. Të mendojmë dhe të gjykojmë se përse një grua është e paragjykuar nga burrat dhe gratë edhe kur është në fillim të listës apo kur është në fund të saj. Secili mashkull të mendojë mirë kur flet”, tha Çeveli.
 
Kodi Zgjedhor parashikon që Partitë Politike të gjobiten në vlerën e 1 milionë lekëve të reja, në rast të mos zbatimit të kuotave gjinore.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi