Ekspertja e turizmit në Report Tv: Paga 40 mijë lekë nga qeveria qesharake! Sezoni të rinisë nga bujtinat

TIRANE-Ekspertja e turizmit Flora Xhamani në një lidhje live për Report TV u shpreh se pasojat e shkaktuara nga COVID-19 në turizëm do të ndjehen më vonë. Edhe nëse do të rinisin transportet dhe sezoni turistik, fluksi nuk do të jetë masiv dhe nuk mund të risjellë të ardhurat që priteshin. Por mënyra më e mirë sipas saj për të bërë këtë gjë janë bujtinat dhe destinacionet në natyrë, ku hapësira është e madhe. 

"Pasojat e turizmit do të ndihen më vonë. U fol se linjat ajrore nuk do fillojnë punën deri në shtator, edhe ato tokësore dhe detare janë të kufizuara. Edhe sikur do të fillojë sezoni veror turistik ai do të jetë mjaft i reduktuar, që do të thotë se nuk mund të shpresohet një fluks masiv që do të sjellë të ardhurat e munguara. Mendoj se lëvizjet e para do të jenë drejt bujtinave, hapësirave natyrore.

Bujtinat, shtëpitë pritëse, dhe hapësirat që janë në natyre janë mënyra më e mirë për ta rinisur sezonin turistik. Duhet të thithen sa më shumë turistë në rrugë tokësore. Pra nga e gjithë pjesa e brendshme e Ballkanit ku bën pjesë edhe Shqipëria mendoj se mund të bëhet në formën e një bashkëpunimi të mirë. Agjencitë serbe, rumune, maqedonase të shkëmbejnë paketa"- tha ekspertja e turizmit Flora Xhamani.

Sa i përket shumës prej 40 mijë lekësh të reja, për një periudhë tre mujore dhënë nga qeveria për 10 mijë punonjës nga sektori i turizmit, Xhamani shprehet se është qesharake.

"Një shumë prej 40 mijë lekësh të reja, për një periudhë tre mujore, që i bie 130 mijë lekë të vjetra në muaj, shpenzime mujore për një biznes që e ka ndërprerë aktivitetin e tij, unë mendoj se është realisht qesharake. Sidomos krahasuar me pagën e luftës prej 26 mijë lekësh të reja që është mujore dhe mund të përballojë një pjesë të mirë të shpenzimeve jetike që një familje ka në një kohë normale. Kjo ishte vërtetë e pamjaftueshme.

Bujqësia që nuk ka ndaluar së prodhuari që nuk është prekur sa të dëmtohet por ka vazhduar punën vazhdimisht. Produktet shqiptare nuk do të mbushin vetëm tregun turistik, por edhe të përditshëm. Është dukuri mjaft pozitive që vendet e rajonit si Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia arritën një marrëveshje për të shkëmbyer mallrat bujqësorë dhe tregtar në mënyrë që mos të krijoheshin probleme siç ndodhën me prodhimet e Myzeqese"- shtoi Xhamani.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare