Eksploziv makinës së policit, hetimet
nga kryeprokurori i Shkodrës

Eksploziv makinës së policit, hetimet<br />nga kryeprokurori i Shkodrës
 SHKODER-  Dhjetë persona janë shoqëruar si dëshmitarë të  ngjarjes së djeshme në Shkodër, ku makinës së Kujtim Çardakut, ish efektiv i policisë iu vendos eksploziv.
 
Gazetari ynë në Shkodër Elvis Nabolli informon se vetë kreu i Prokurorisë së Shkodrës Besnik Cani po ndjek hetimet, ndërkohë që grupi hetimor është mbledhur me drejtues të policisë për të çuar në zbardhjen e autorëve të këtij krimi.
 
Burime jo zyrtare flasim për një vizitë që ministri i Brendshëm do të kryejë në Shkodër, por zyrtarisht kjo vizitë ende nuk është konfirmuar.
 
SHPERTHIMI
Shpërthimi ndodhi rreth orës 18:45 të së hënës,(16 shtator) përballë hotel “Rozafa”. Kujtim Çardaku  aktualisht punonte si efektiv i policisë rrugore në Lezhë, ndërkohë që ka qenë dhe ish-efektiv i policisë kriminale në qytetin e Shkodrës.  

Si pasojë e shpërthimit është plagosur rëndë Kujtim Çardaku, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore nga e rëndë më pas është përmirësuar, dhe  aktualisht ndodhet i shtruar ne reanimacionin e spitalit rajonal.

Çdo gjë ka ndodhur në momentin kur Çardaku, pasi ka dalë nga një lokal  dhe është futur brenda automjetit të tij dhe ka tentuar ta ndezë atë.

Në këtë moment është dëgjuar edhe shpërthimi i fuqishëm.  Forca shtytëse i ka shkaktuar shumë dëme fizike Çardakut, ndërsa dëshmitarët në vendngjarje  e kanë nisur për në spital, ndërkohë që efektivi i policisë rrugore ka mbetur i plagosur rëndë në pjesën e poshtme të trupit.

Pa kaluar shumë kohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë së rendit dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me grupin hetimor. Policia ka komunikuar në rrugë operative me shumë të pranishëm në vendin e ngjarjes, për të mbledhur sa më shumë informacion për këtë atentat.

PISTAT E HETIMIT
Nga grupi hetimor bëhet e ditur se Çardaku sapo ishte kthyer nga Lezha, ndërsa blutë e Shkodrës i kanë shtrirë hetimet më tej për këtë rast, duke parë gjithë të kaluarën e ish-efektivit të policisë kriminale dhe kans nisur hetimet në disa pista njëkohësisht.

Pista kryesore mbetet ndonjë konflikt i mundshëm i Çardakut për shkak të detyrës në Lezhë. Gjithashtu po hetohet për ndonjë konflikt të mundshëm të tij gjatë kohës që ushtronte detyrën në policinë kriminale në Shkodër.

Megjithatë, deri më tani nuk dihen ende shkaqet zyrtare të shpërthimit apo lënda plasëse, e cila është përdorur, por dyshohet të ketë qenë C4 dhe gjithashtu dyshohet se shpërthimi është kryer me eksploziv të telekomanduar.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Pamje nga mali i Çajupit, Rama: Transumanca pasuri e UNESCO

Pamje nga mali i Çajupit, Rama: Transumanca pasuri e UNESCO