Afro 31 miliardë lekë është vlera e mallrave që bizneset shqiptare kanë shitur jashtë vendit, duke u rritur me 4.9% në raport me janarin e vitit të kaluar. Rritja e lehtë sipas raportit të Institutit të Statistikave ka ardhur si rezultat i eksportit të shtuar të energjisë elektrike dhe lëndëve të tjera djegëse, ndjekur nga eksporti i produkteve ushqimore dhe makinerive.
Edhe pse jepet një sinjal pozitiv për ringritjen e eksporteve, përsëri tregtia është larg shifrave të para krizës së inflacionit. Referuar INSTAT në muajin e kaluar nuk ka ndaluar kriza e tekstileve dhe këpucëve, ku eksportet e këtij grupi mallrash u tkurrën me 2.3% në raport me janarin e vitit të shkuar. Në total bizneset fason në vend kanë shitur muajin e shkuar 8.5 miliardë lekë produkte tekstilesh apo këpucësh, ndërsa vjet në janar vlera ishte 9.2 miliardë lekë.
Ky ka qenë një nga sektorët më të goditur nga kriza e eksporteve dhe zhvlerësimi i valutave, për shkak se shesin në valutë ndërsa kostot i kanë në lekë. Po ashtu kanë rënë edhe eksportet e materialeve të ndërtimit, produkteve kimike dhe plastike.
Sa i takon importeve, ato arritën vlerën 60 mld lekë, në muajin e shkuar duke u rritur me vetëm 0.1% krahasuar me 2024-ën. Nga jashtë kemi blerë më shumë energji elektrike, ushqime dhe produkte kimike.
Viti që kemi lënë pas e thelloi edhe më shumë krizën e eksporteve, pasi eksportuesit humbën 67 miliardë lekë, kryesisht nga zhvlerësimi i monedhës euro. E kundërta ndodhi me importet që u dyfishuan duke bërë që prodhimi i huaj të dominojë tregun vendas.
K.T./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.6%
-
Pak
12.2%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 1074
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eksportet ‘Made in Albania’ në rritje, 647 mln euro në janar-shkurt! Por importet bien me 4.7%, manifaktura nuk ngre kokë
17 Mars, 17:27
-
Rritet numri i vizitorëve dhe i netëve të qëndrimit në strukturat akomoduese! Më shumë pushues nga Italia, Kosova e Gjermania
17 Mars, 16:45
-
Seanca e fundit para 11 majit/ Kuvendi boshatiset nga deputetët e opozitës, Kukësi ‘përplas’ PD-PS! Miratohet ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit
17 Mars, 07:05
-
Tiranë/ Dy punëtorë aksidentohen në ndërtim dhe fasoneri, Policia merr nën hetim nënkontraktorin dhe përgjegjësen
15 Mars, 16:51
-
Kuvendi/ Të hënën seancë maratonë me 25 pika, do zgjidhen anëtarët dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH! Diskutohet dhe Banka e Zhvillimit (RENDI+EMRAT)
15 Mars, 15:33
-
Papunësia ulet në nivel historik...Por 19% e grupmoshës 15-29 vjeç janë "përtacë"!
12 Mars, 15:09
-
Paga mesatare në vend arrin në 83 mijë lekë! Biznesi rrit deklarimin e pagave reale të punonjësve, por thellohet diferenca në pagesë midis privatit e shtetit
11 Mars, 16:58
-
Inflacioni në shkurt 1.9%, vijon shtrenjtimi i ushqimeve! Tkurret numri i bagëtive, shtrenjtohet mishi dhe bulmeti
10 Mars, 14:58
-
Të moshuarit 'mbysin' vetminë me rrjetet sociale! 75- vjeçarja për Report Tv: Facebook e përdor shumë, flas me fëmijët
9 Mars, 19:17
-
Fatos Çoçoli: Pse shtohen eksportet bujqësore?
5 Mars, 19:55
-
Prodhimi ‘Made in Albania’ dhe ndërtimi vijojnë të shtrenjtohen! Produktet e importit po vijnë më të lira në Shqipëri
5 Mars, 16:58
-
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat shumëkatëshe! Vjet u miratuan projekte me sipërfaqe 2.4 mln m², me vlerë 1 mld €
28 Shkurt, 14:53