Drejtues dhe anëtarë nga Qendra Shqiptare e Eksporteve zhvilluan një vizitë në Ukrainë për të eksploruar mundësitë e dërgimit të mallrave prodhuar në Shqipëri.

Në Kiev përfaqësuesit e biznesit shqiptar zhvilluan një takim me anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Ukrainës nga ku prezantuan produktet shqiptare.
 
Alban Zusi, kreu i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, u shpreh se produktet shqiptare synojnë treg të ri.
 
“Prodhimet shqiptare tashmë janë prezente në rajon dhe ne synojmë tregje të reja pse jo edhe në Ukrainë vend tek i cili ne shikojmë shumë mundësi bashkëpunimi. Ndërkohë që produktet e prodhuara në Ukrainë janë prezente në tregun shqiptar por përmes ndërmjetësve nga vende të tjera. Ne synojmë një bashkëpunim direkt mes biznesit shqiptar dhe atij ukrainas. Potencialet tona janë të mëdha në drejtim të eksporteve dhe të ndërtimit të një partneriteti bashkëpunimi me përfitim reciprok për bizneset dhe ekonomitë e dy vendeve tona”, u shpreh Alban Zusi.

Gjatë takimit edhe përfaqësuesit nga Ukraina shprehën gatishmërinë për të mirëpritur produktet shqiptare, ku fushat me më shumë interes janë ato të energjetikës ,infrastrukturës së gazit dhe fushën e IT. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com