Eksportet e mallrave vijon të jetë në rënie, edhe në muajin shkurt. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në muajin e kaluar eksportet e mallrave arritën vlerën 32 mld lekë, duke u ulur me -16,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 7,9 %, në krahasim me Janar 2024. Kurse nga ana tjetër importet e mallrave janë rritur me 6.4% në krahasim me vitin e kaluar dhe arritën vlerën 74 mld lekë.
Ndërsa në dy muajit e parë të vitit vlera e eksporteve përllogaritet në 62 miliardë lekë, kurse e importeve 134 miliardë lekë.
“Në këtë dymujor eksportet e mallrave arritën vlerën 62 mld lekë, duke u ulur me -23,0 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 134 mld lekë, duke u rritur me 5,0 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 72 mld lekë, duke u rritur me 52,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023”, thuhet në raport.
![]()
Në muajit janar dhe shkurt vendi ka eksportuar më pak energji elektrike, tekstile dhe këpucë dhe materiale ndërtimi.
“Eksportet, gjatë këtij dymujori janë ulur me -23,0 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -13,9 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -3,1 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +0,1 pikë përqindje”, vijon raporti
Ndërsa tek importet që janë rritur në dy muajit e parë të vitit me 5% kanë ndikuar pozitivisht kryesisht makineritë dhe materialet e ndërtimit.
“Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +6,2 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +1,0 pikë përqindje dhe
“Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,0 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,5 pikë përqindje”, thuhet në raport.
(Kliko për të parë dokumentin e plotë)
Komente

