Ekspozimi ndaj zhurmave
të larta shkakton stres

Ekspozimi ndaj zhurmave <br />të larta shkakton stres
TIRANE - Tashmë riprodhuesit MP3 dhe kufjet janë kthyer në një pjesë të zakonshme të jetës sonë. Sipas shkencëtarëve, kufjet e aparateve që riprodhojnë muzikë mund ta dëmtojnë dëgjimin po aq sa dhe një motor avioni reaktiv.

Rezultatet e studimit britanik të botuar në Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS) (Aktat e Akademisë Kombëtare të Shkencave) vijnë nga vëzhgimi i dëmtimit si pasojë e zhurmave të forta në nivel qelizor.

Mielina
Për të kryer funksionin e dëgjimit, trupi i njeriut zotëron sistemin auditiv: veshi detekton vibracionet dhe i shndërron në impulse elektrike të cilat transportohen nga neuronet drejt trurit, që përfaqëson dhe vendin ku perceptohet tingulli.
Neuronet të cilat transmetojnë impulset elektrike të tingullit janë të mbuluara nga një shtresë, e cila quhet mielinë. Mielina ka funksion thelbësor në transportin e impulseve drejt trurit.

Sipas shkencëtarëve që kanë kryer studimin, ekspozimi ndaj tingujve të fortë (për shembull, mbi 110 decibelë) mund të shkatërrojë mbulesën mielinike dhe të ndërpresë transmetimin e informacionit në tru. Një aparat riprodhues MP3 kap afërsisht 85-90 decibelë. Dëmtimi është i përkohshëm në rast se ndërpritet stimuli; pas tre muajsh dëgjimi rikuperohet si pasojë e ripërtëritjes së shtresës së mielinës që mbulon nervin auditiv.
Dëmtimi nuk ndodh vetëm në nivel të mielinës, por dhe në tru. Regjioni i trurit përgjegjës për perceptimin e tingullit nga impulset elektrike quhet bërthama kokleare dorsale. Dëmtimi i neuroneve të këtij regjioni çon në tinnitus, një çrregullim i dëgjimit që shprehet me ndjesinë e një zhurme të vazhdueshme në vesh.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj tingujve më të lartë se 90 decibelë (niveli mesatar i riprodhuesve të MP3) mund të shkaktojë shurdhim të përhershëm. Me kalimin e kohës, ekspozimi ndaj muzikës së lartë në klube, kufje si dhe koncerte mund të akumulohet dhe të shkaktojë humbjen e përhershme të dëgjimit. Humbja e dëgjimit si pasojë e muzikës së lartë shpesh është e padhimbshme dhe graduale, çka bën që të perceptohet tepër vonë.
Ndërkohë, është konstatuar se përdorimi i kufjeve të vogla (intraaurikularë) është më i dëmshëm, pasi hapësira ndërmjet kufjes dhe duktit auditiv është shumë e vogël dhe nuk lë që të dalë tingulli. Tingulli përplaset duke shkaktuar dëme më të mëdha.
Ekspozimi ndaj zhurmave shkakton interferencë në komunikim, stres, alterime të ciklit të gjumit si dhe mund të çojë në infarkt miokardi.

Muzikantët më të mbrojtur kundrejt humbjes së dëgjimit
Individët të cilët kanë përdorur një instrument muzikor përgjatë gjithë jetës së tyre tregojnë e provave të dëgjimit për 74 muzikantë dhe 89 jomuzikantë. Rezultatet treguan se dëgjimi i një muzikanti 70 vjeçar ishte i barabartë me atë të një jomuzikanti 50 vjeçar.
Dihet se dëgjimi normalisht ulet me kalimin e moshës. Në moshën 60 vjeçare, 10-36-% e individëve shfaqin një humbje të moderuar të dëgjimit. Në moshën 80 vjeçare kjo shifër shkon në 60%. Vihen re probleme veçanërisht në procesimin auditiv qendor, i cili lidhet me të kuptuarit e gjuhës, sidomos kur ka zhurma në sfond.

Sipas këtij studimi të zhvilluar në rezultate më të mira në provat e dëgjimit në pleqëri sipas një studimi të zhvilluar në Kanada.
• Studimi i botuar në revistën Psychology and Ageing (revistë e Shoqatës Amerikanë të Psikologjisë) përfshinte kryerjen Toronto, u arrit në përfundimin se muzikantët kishin aftësi më të mira për të detektuar të folurin kur kishte zhurmë në sfond. Mendohet se kjo ndodh për shkak se muzikantët zakonisht e përdorin sistemin auditiv në një nivel më të lartë. Pra, të qënit muzikant kontribuon në të pasurit një dëgjim më të mirë duke
• Kini kujdes me infeksionit e veshit.
• Thani veshët pas çdo dushi për të shmangur lagështinë në duktin auditiv.
Kryeni provat e dëgjimit në rast se ndjeni probleme me vonuar disa prej ndryshimeve që ndodhin në procesimin auditiv qendror me kalimin e moshës.

Si ta mbrojmë dëgjimin
• Reduktoni numrin e aparateve të zhurmshme që funksionojnë në të njëjtën kohë.
• Në rast se është e mundur, ulni volumin e aparateve elektrike që prodhojnë tinguj.
• Ulni volumin e televizorit, radios, aparateve muzikore dhe riprodhuesve MP3.
• Mos abuzoni me përdorimin e riprodhuesve MP3. Mos i përdorni më shumë se 1 orë në ditë me volumin në 60%.
• Largohuni nga vendet me zhurma të forta.
• Në rast se puna juaj është e lidhur me pajisje të zhurmshme, përdorni mbrojtje për veshët tuaj. dëgjimin taj ose në rast se keni antecedentë familjarë për sëmundje degjenerative.
• Kryeni kontrolle periodike të dëgjimit në rast se jeni mbi 50 vjeç.

(Shkrimi u botua ne suplementin Almedicus)

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete