Ekspozita/ 400 personalitetet
që kontribuuan për Tiranën
U çel mbrëmë ekspozita me 400 fotografi të personaliteteve të ndryshme, që kanë kontribuar në zhvillimin e Tiranës. Aktiviteti është iniciuar nga prefekti Sadi Vorpsi. Linda Rama: Tirana nuk është vetëm e tiranasve.
TIRANE- Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit shqiptar, ka zgjedhur këtë të premte të jetë e pranishme në një aktivitet për 400-vjetorin e themelit të kryeqytetit, si përfaqësuese e një prej familjeve më të vjetra Tiranase. Ajo ka mbërritur e shoqëruar nga babai i saj, i cili ka qëndruar përkrah Lindës gjatë gjithë ekspozitës. Prania e Linda Ramës ka tërhequr vëmendjen e të gjithë, por vetë Linda është ndjerë si në shtëpinë e saj dhe ka mirëpritur urimet e pafundme për foshnjën që pritet të vijë në jetë së shpejti. Në një intervistë për “A1 Report”, Linda Rama, u shpreh se e veçanta e këtij aktiviteti është se ka mbledhur bashkë Tiranës dhe jo tiranas, por që së bashku kanë kontribuar për një Tiranë më të mirë. “Më duket shumë ide e mirë.
Sigurisht vjen nga një bashkëqytetarë i imi që është zoti Reli, një njëri i cili është një pasardhës i kontributeve për fotografi. Më duket e mirë si ide se bëhet në kuadrin e një përvjetori që është i rëndësishëm’, shprehet Linda Rama. “Kjo është një nga mrekullitë e kësaj ekspozite, sepse Tirana ka shumë e shumë vite tani, që nuk është vetëm e tiranasve ose e një popullsie masive prej Tirane por është qyteti i shumë kontribuuesve të cilët kanë dhënë shumë për Tiranën, shumë për shoqërinë kanë dhënë shumë për Shqipërinë” , thotë bashkëshortja e kryeministrit, Linda.
“Mesazhi im është që gjithkush që ka mundësi të sjellin jetën e përditshme të kryeqytetit dhe qyteteve, në aktivitete të këtilla duhet ta bëjë, sa më shumë kontribuues për aktivitetet të tilla”, shprehet Linda Rama. Midis shumë personaliteteve që e kanë vizituar këtë ekspozitë ra në sy edhe prania e dy ish presidentëve, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi. Ekspozita me 400 fotografi të personaliteteve të ndryshme, jo vetëm tiranas, por që kanë kontribuar në zhvillimin e Tiranës, është iniciuar nga prefekti Sadi Vorpsi. Viti 2014 është shpallur viti i Tiranës, pasi këtë vit kryeqyteti mbush plot 400 vjet nga themelimi i saj, në vitin 1614.
Shkrimi u publikua sot 3 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.2%
-
Jo
51.9%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 14018
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vuçiç: Serbia do të ofrojë zyrtarisht organizimin e takimit Trump-Putin
12 Janar, 20:11
-
Roma merr një pikë në limite, Bologna e ndal 2-2 në 'Dall'Ara'
12 Janar, 20:09
-
Berat/ Makina bllokohet në mes të dëborës në malin e Tomorit, Policia i vjen në ndihmë familjes, mes të shpëtuarve edhe 2 fëmijë (VIDEO)
12 Janar, 20:00
-
Kryebashkiaku Beci: Vetëm Kir-Shosh e bllokuar për shkak të borës e dherave, shoferët të lëvizin vetëm me zinxhirë e goma dimërore në zonat malore
12 Janar, 19:53
-
Sekretet për një mendje të shëndetshme: Si të ruani kujtesën dhe të parandaloni sëmundjet neurodegjenerative
12 Janar, 19:52
-
Përkeqësohet situata në qarkun e Korçës, vështirësi qarkullimi në Qafë Thanë dhe Ersekë, por s'ka rrugë të bllokuara! Probleme dhe me energjinë (VIDEO)
12 Janar, 19:36
-
LIVE/ Mbappe zhbllokon finalen e Superkupës pas pesë minutash, barazon Yamal! Real Madrid 1-1 Barcelona
12 Janar, 19:16
-
Moti i keq/ Greqia ndalon kalimin e kamionëve e autobusëve nga Kapshtica! Lejohen vetëm makinat me goma dimërore
12 Janar, 19:15
-
Ministria e Mbrojtjes liston rrugët e bllokuara në veri të vendit si pasojë e reshjeve të borës, ja si pritet të jetë moti nesër
12 Janar, 19:05
-
VIDEO/ 120 minuta lojë, dy gola dhe karton i kuq! Manchester United eliminon Arsenalin nga FA Cup pas penalltive
12 Janar, 19:01
-
Lezhë/ Pa energji për shkak të motit të keq, propozohet që nesër të mos zhvillohet mësimi në shkollat e Bashkisë së Kurbinit
12 Janar, 18:49
-
Rubio optimist për angazhim me Kinën si Sekretar Shteti, pavarësisht sanksioneve nga Pekini
12 Janar, 18:47