Ekspozita/ Avni Delvina e Niko
Dhales kthehen pas 25 vjetësh

Ekspozita/ Avni Delvina e Niko<br />Dhales kthehen pas 25 vjetësh
TIRANE- Avni Delvina e Niko Dhales janë larguar nga Shqipëria më 2 korrik të vitit 1990, dita që shënoi edhe zanafillën e protestave kundër regjimit komunist. Shqiptarët u dyndën me synimin për t’u larguar nga vendi në ambasadat e huaja.

“Ikëm në Itali bashkë me time shoqe, në një vend ku sinqerisht gjeta ato ëndrra apo ato shpresa, atë dimension lirie që unë ëndërroja gjithmonë”, shprehet piktori Avni Delvina.

Pa kaluar ende një vit, Delvina filloi të ketë krijimtarinë e tij artistike dhe në vitin 1990 çel në Bolonjë ekspozitën e tij të parë. Më pas vijon ekspozita tjetër në të famshmen Galeri të Arteve të Bolonjës, për të cilin shkruajnë edhe mediat. Kështu karriera e një piktori të afirmuar para viteve ’90 në Shqipëri, ndërsa vijonte në Italinë mikëpritëse, mori rrjedhën e vrullshme të sukseseve.

Avni Delvina njihet më pas me piktorë të mëdhenj italianë, me kritikë të shquar të artit dhe nuk ndalon së punuari, duke marrë pjesë në të gjitha ekspozitat kombëtare dhe ndërkombëtare në Itali. Në Shqipëri e kishte krijuar fizionomimë e tij si grafist dhe duke lëvruar peisazhet. Në Itali nis një rrugë tjetër me shpërthime të frymëzimit në zhanre e stile të reja që e ngjitën atë në majën e artit piktorik. Tashmë Delvina lëvron më tepër grafikë, por edhe një prodhimtari të konsiderueshme me penë.

E pesë vitet e fundit me daljen e Facebook ai është marrë me një seri grafikash të përditshme me tematikë nga problemet që mbart shoqëria shqiptare nga drama 50-vjeçare e komunizmit. Tek kjo e fundit ka shumë humor, shumë surpriza. Delvina thotë se pasojat e asaj periudhe ne i ndjejmë në çdo hap dhe në jetën e përditshme të sotme për cilën nuk ndihet shumë krenar, por “megjithatë unë përfaqësoj një familje patriote që gjithmonë i ka sytë nga Shqipëria dhe shpresoj se gjërat do të bëhen më mirë, pasi ne do të kemi për të hedhur edhe disa hapa dhe do të kalojmë disa vjeçarë duke bërë restaurime...”, thotë ai.   
 
)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Artan Gaçi sërish në SPAK, bashkëshorti i ish ministres Xhaçka po merret në pyetje prej disa orësh

Artan Gaçi sërish në SPAK, bashkëshorti i ish ministres Xhaçka po merret në pyetje prej disa orësh