Ekspozita interesante në Tiranë, nxënësit e WAT dhe... “Identiteti”

Ekspozita interesante në Tiranë, nxënësit e WAT dhe... “Identiteti”

Ekspozita me temë ‘Identitet’ është çelur dje pranë Qendrës Rinore të Tiranës

Nxenesit e klasave te 10-ta, 11-ta dhe 12-ta shkolles nderkombetare World Academy of Tirana kane paraqitur 35 punime te tyre te krijuara ne lenden e Artit Pamor gjate semestrit te pare te udhehequr nga mesuesi I ariteve pamore Ervin Dauti.

Ata jane prezantuar me krijime te tyre origjinale duke perdorur teknika te ndryshme ne vizatim, pikture, fotografi, instalacion dhe teknika mikse. Nxenesit e kane trajtuar temen e Identitetit ne kendveshtrime te ndryshme, sa krijuese aq edhe inovatore, duke evidentuar aspekte te ndryshme te identitetit si statusi, rizbulimi, dilemat, modelet, ndryshimet, pasigurite etj. Pervec funksionit shprehes, punimet e paraqitura mbartin edhe funksionin konceptual, ku ideja ose koncepti pas seciles pune eshte me i rendesishem sa sa objekti.

Nje nga elementet kryesore te organizimit te ekspozites ishte transparenca, e perdorur ne menyre te perseritur. Perdet ndarese transparente krijonin seksione te vecuara brenda hapesires se madhe. Punimet mund te shiheshin ne fokus, po aq sa edhe krijonin nje marredhenie mes tyre, qe lidhej me konceptet e ekspozites, duke nxjerre ne pah kontrastin midis individualitetit dhe marredhenies nderpersonale.

“Me krahe hapur” eshte titulli i vepres se nxenseses se klases se 10-te, Dea Bylykbashi. Pas disa skicave dhe provave ne teknika ne ndryshme Dea mendoi se teknika mikse do te ishte me e pershtatshme per te shprehur idene dhe mesazhin e saj. Me shume se 200 pende te ndertuara me leter u perdoren per te dekoruar pjesen e kraheve, duke krijuar nje motiv interesant. Nen secilen pupel jane fshehur fjale, skica dhe mendime, te cilat tregojne me shume rreth personalitetit te saj. Ngjyra blu e sfondit prezanton boten rreth Deas dhe sherben si nje element per te shtuar me shume fokusin ne figuren kryesore, e cila duket se po pergatitet per fluturim.

Nje tjeter pikture (akrilik ne telajo, 60x80cm) e realizuar nga nxenesi Andi Mane shpreh marredhenien Babe e Bir, rendesine dhe ndikimin e figures aterore si nje model. I influencuar nga Rene Magritte, Andi i paraqet figurat perballe njera-tjetres ne pasqyre. Elementi I refleksionit apo pasqyres eshte nje detaj i rendesishem i perdorur nga Andi per te theksuar idene e tij.

Nje shprehje japoneze thote qe njeri ka tre fytyra: fytyre qe i tregon botes, fytyre qe i tregon personave me te dashur dhe fytyren qe nuk ia tregon askujt. Kjo beteje indetiteti ndeshet dhe ne luhatjet e perditshme te humorit, versionet e ndryshme te te njejtin person qe takohet nga individe te ndryshem. Nje dite ndihemi me te lumtur, nje dite reflektojme negativitet, nje tjeter thjesht tmerresisht te motivuar. Por, njesoj sic nuk mund te zgjedhesh pikturen tende te preferuar nga nje set, nuk mund te zgjedhesh versionin me te kendshem te nje njeriu, pasi te gjitha keto telajo personaliteti perfaqesojne identitetin. Gisela Mecaj ka zgjedhur ta paraqes idene e saj nje triptik (akrilik ne telajo) ku ajo eshte secila dhe asnjera nga keto tre telajo. E gjitha ose asgje.

Ekspozitat e artit pamor jane pjese e rendesishme e programit te shkolles World Academy of Tirana. Nxenesit kane mundesi te shpalosin kreativitetin dhe natyren e tyre kerkuese perballe audiences. Qellimi i ekspozitave dhe aktiviteteve te tjera artistike eshte te inkurajoje nxenesit per t’u familjarizuar me te gjitha hapat e procesit krijues deri tek ekspozita.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë