Ekspozita kthen imazhin e 
De Radës “Kalthëruar te dit’ e re…”

Ekspozita kthen imazhin e <br />De Radës “Kalthëruar te dit’ e re…”
TIRANE - “Kalthëruar te dit’ e re…” është titulluar ekspozita që u çel mbrëmë në Bibliotekën Kombëtare, kushtuar De Radës dhe gjurmëve të pashlyeshme të tij në botën kulturore mbarëshqiptare. Organizatorët i kanë bashkangjitur ekspozitës kontributin e vet De Radës për shtypin arbëresh dhe botën kulturore shqiptare.

Në këtë ekspozitë De Rada shfaqet si autor i domosdoshëm në librat shkollorë të çdo epoke, në faqet kritike e përkujtuese të shtypit shqiptar, ku nuk mungon edhe mendimi kritik i letrave shqipe, që figurën e Jeronim De Radës e në këtë 200-vjetor të lindjes e ripërkufizon si themelues par excellence të letërsisë shqipe.

Në përurimin e kësaj ekspozite, studentë të Klubit të dramës së Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë së Universitetit të Tiranës kanë interpretuar në arbërisht një kolazh nga dialogët e dramatizuar të “Këngëve të Milosaos” në ritmin e muzikës së këngëve dhe valleve arbëreshe.

Dje është bërë edhe dhurimi i botimit jubilar “Jeronim de Rada – vepra”, në 6 vëllime Bibliotekës Kombëtare nga Ministria e Kulturës, së bashku me Botimin anastatik antologjik “Jeronim de Rada dhe shtypi shqiptar 1887- 1944”, si dhe “Hartimi i bibliografisë:  “Jeronim de Rada në tekstet shkollore shqiptare 1912-2014”.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës