Ekspozita “Nëntori” mbush
20 vjeç, rikthehet në MHK

Ekspozita “Nëntori” mbush<br />20 vjeç, rikthehet në MHK<br>
Ekspozita “Nëntori”, në 20-vjetorin e saj është rikthyer në Muzeun Historik Kombëtar. Kjo ekspozitë, e ideuar nga një grup piktorësh të njohur, ka vijuar me sukses traditën duke prezantuar për publikun vepra nga autorët më të mirë shqiptarë.

Në edicionin e 20-të të kësaj ekspozite kanë marrë pjesë piktorë të njohur si Zef Shoshi, Buron Kaceli, Gazmend Leka, Besim Tula, Ksenofon Dilo, Kujtim Buza e më gjerë. Artistët e njohur kanë sjellë në këtë ekspozitë figurën njerëzore si subjekt dhe interpretimin vizual të ngjarjeje bashkëkohore.

Kjo është një nga ekspozita më të shumëpritura për piktorët shqiptarë, të cilët e konsiderojnë pjesëmarrjen në të si një dialog të domosdoshëm pas realizimeve të punëve individuale në studio.

Në këtë 20-vjetor organizatorët e kësaj ekspozite i kërkuan mbështetje Ministrisë së Kulturës për realizmin e një albumi me veprat e zgjedhura, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh nga institucioni.

[gallery]24852[/gallery]

Redaksia online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë