Ekspozita “Qëndresa heroike e
Jasharëve për liri”, në 5 mars në Tiranë

Ekspozita “Qëndresa heroike e<br />Jasharëve për liri”, në 5 mars në Tiranë
PRISHTINË - Ekspozita tematike “Qëndresa heroike e familjes Jashari për liri”, në 5 mars, do të jetë e hapur për publikun në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.Ekspozita ka qëndruar e hapur nga 28 nëntori 2014 deri më 28 shkurt 2015 në Muzeun e Kosovës. Qëllimi i ekspozitës në Tiranë është të prezantojë dëshmi të qëndresës heroike të familjes Jashari edhe për qytetarët e Shqipërisë. “Në mesin e dëshmive që janë një pasuri e vyer e kombit, ruhen shumë eksponate të cilat do të ekspozohen”, thuhet në njoftim.

Ekspezita “Qëndresa heroike e Jasharëve për liri, rast unik në historinë botërore”, është prezantuar me mbi 100 artefakte që nga ditëfesta e 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë e të Flamurit Shqiptar, 28 Nëntori, në ekspozitën tematike në Muzeun Shtetëror të Kosovës.

Ekspozita prezanton eksponate tredimensionale, fotografi, dokumente, harta, shtyp të kohës dhe xhirime filmike. Në 5, 6 e 7 mars 1998, në Epopenë e Prekazit, në mbrojtje të familjes dhe Kosovës, në luftën për liri dhe pavarësi, ranë heroikisht 56 anëtarë të familjes Jashari, 20 prej tyre të familjes së ngushtë të Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në përballje me sulmin e egër të forcave serbe të kasapit të Ballkanit, Millosheviç, i cili ka përfunduar në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.
//ATSH//


Redaksia Online
(do.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf