Ekspozita /Libra të ndaluar gjatë komunizmit, studiuesi: Fillimisht u ndaluan elementët që konsideroheshin armiq

Fshirja e emrave të përkthyesve, redaktorëve, hedhja e librave për karton, pezullimi dhe ndalimi i botimit të veprave të autorëve të shpallur, si armiq të dënuar nga regjimi komunist i kohës, pastrim i botimeve të elementëve armiq, autorë shqiptarë edhe të huaj, botime brenda edhe jashtë Republikës së Shqipërisë vijnë në kuadër të “Muajit të Kujtesës” përmes ekspozitës “Libra të ndaluar në komunizëm” në Bibliotekën Kombëtare. Në këto dokumenteve arkivore dhe urdhëresave për ndalimin e qarkullimit të botimeve prezantohet censura në Shqipëri, censurë kjo që e ka zanafillën që në vendimin e Gjykatores Popullore të Tiranës, që është publikuar në gazetës “Bashkimi” në vitin 1948.

 “Bashkëpunimi me Arkivin e Shtetit sjell urdhërat, urdhëresat që vijnë nga Ministria e Arsimit, për të na bërë që të kuptojmë logjikën e një periudhe kohore që po harrohet. Tek autorët e parë futen emra, ku kombinohen  elementë që i konsideronin bashkëpunëtorë të fashizmit, por nis edhe lufta ideologjike me pushtetin. Fillimisht ndalimi u bë më vendim Gjykate, e më pas me Urdhëra Partie”, shprehet drejtori i Bibliotekës Kombëtare Piro Misha.

Fillimisht u hoqën nga qarkullimi librat e dëmshëm për shoqërinë, ku mes tyre janë autorë, si Gjergj Fishta, Krsito Floqi e shumë autorë të tjerë, për të vijuar më pas me urdhëresa të ndryshme të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, duke hequr vepra të autorëve që mund të ruheshin në Fondet Rezervë të Bibliotekës, ku mes tyre kishte vepra të Kasëm Trebeshinës, Mitrush Kutelit, Ismail Kadares, Dritëro Agollit. 

 “Duke përgatitur materialet dokumentare që ruhen në Arkivin e Shtetit vura re dy periudha që ndaloheshin librat. Para Plenumit të Katërt (1973) edhe pas Plenumit të Katërt. Para Plenumit të Katërt kemi ndalim të librave të elementëve që janë konsideruar armiq. Kemi botime para vitit 1944, periodikët e mëhershëm, të Branko Merxhanit apo botime të Gjergj Fishtës që hiqen nga qarkullimi dhe konsiderohen antikombëtare. Kemi edhe një periudhë, që është lufta kundër zakoneve prapanike edhe kundër besimeve fetare. Gjithçka që rrezanon religjionin hiqet nga qarkullimi. Sikundër kemi një kartolinë të “Motrës Tone” nga Kol Idromeno, ku ose do të retushohet e të hiqet kryqi që ka në qafë Motra Tone ose nuk do të konsiderohet më artistike”, shprehet studiuesi Sokol Çunga.

Nuk ka munguar censura as mbi libra të autoreve të huaj, si Dante ALigeri, Albert Kamy e shumë vepra të tjera.

“Tek letërsia e huaj deri në vitin 1965 u botuan kryeveprat, që u ndaluan pas këtij viti për të vazhduar sërisht pas 20 vitesh. Ka libra që janë ndaluar për shkak të emrave të përkthyesve apo redaktorëve. Çdo libër hiqej nga qarkullimi dhe ruheshin në rezervat. Në Bibliotekë unë punoja me letërsinë e huaj, librat mund të merreshin me udhëzime për t’u lexuar.  Autorizimin ta jepnin që librin që lexoje të kishte lidhje me punën që bëje, jo se të jepej autorizim për të lexuar çdo libër”, shprehet Misha.  

Ekspozita që sjell kombinimin e dokumentacionit origjinal i kohës me botimet e censuruar në bashkëpunim mes  Bibliotekës Kombëtare dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave do të qëndrojë hapur deri në datë 3 mars.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb