Ekspozita më e madhe e artit
shqiptar, 7 muaj në Itali

Ekspozita më e madhe e artit<br />shqiptar, 7 muaj në Itali<br>
Ekspozita më e madhe e artit shqiptar do të udhëtojë 7 muaj në Itali. Kuratori dhe autori i projektit Artan Shabani ka deklaruar për Report TV se bëhet fjalë për 250 vepra në të gjitha zhanret e artit pamor të përfaqësuara nga 35 mjeshtër të pikturës shqiptare.

Ekspozita më e madhe e artit shqiptar do të udhëtojë 7 muaj në muzeumet italiane, duke nisur nga zemra e arbëreshëve të Italisë.

Bëhet fjalë për 250 vepra në të gjitha zhanret e artit pamor të përfaqësuara nga 35 mjeshtër të mëdhenj të pikturës shqiptare.  

Ky projekt privat është kuruar nga Artan Shabani

Kuratori Artan Shabani shpjegon se “kjo ekspozitë e madhe në numër artistësh, veprash, në zhanre të ndryshme në pikturë, në skulpturë, në të gjitha format dhe gjuhët e shprehjes së artit pamorë, të rraptojë në disa krahina të Italisë”.

Kuratori Shabani zbulon disa nga veprat e rralla të kësaj ekspozite.

Do të jenë vepra të 700-tës të 800-tës nga autorë shqiptarë që kanë jetuar në zonën e Venetos apo në zonat e tjera të Italisë. Do të jet 900 shqiptare që nga Zef Shoshe, Abdurrahim Buza, Kodheli dhe artistë të tjerë, që nga shtyllat më kryesore që kemi. Është një triptikë shumë i rëndësishëm i Mikele Greko Da Valone i cili është një artist shqiptar, nga mbiemri Valona e zonës së Vlorës. Piktura është një pasuri e trashëgimisë kulturore në Itali”, thotë Artan Shabani

Projekti i Artan Shabanit, pas mbarimit të mandatit 4-vjeçar në drejtimin e Galerisë Kombëtare, do t’iu hapë rrugën projekteve të tjera. Ai nuk mori pjesë në garën për drejtor që u shpall në tetor, duke zgjedhur një rrugë tjetër menaxhimi, të punojë me projekte të mëdha artistike. Deklaron se nuk merr buxhet nga shteti për to.

Shabani sqaron gjithashtu se “e kisha programuar për 2018, pasi në 2017 po ezauroja atë që quhet mandat në këtë institucion sepse punët nuk i kemi të përjetshme, duhet të mbahemi fort pas kësaj karrige, kështu që në botën e artit kjo është gjëja më e bukur që njeriu surprizën me projekte të ndryshme, prandaj duhet të mësohemi që individi, artisti të jenë të lirë dhe autonom”.

Ekspozita më e madhe e artit shqiptar në Itali i dedikohet kryesisht figurës së Skënderbeut me rastin e shpalljes së vitit mbarëkombëtar të heroit të madh. Ekspozita do të çelet për herë të parë në Kalabri në qershor të këtij viti.

Redaksia Online 
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit