Ekspozita në Galeri Zeta, mesazhet
e fotografive që luftojnë paragjykimet

Ekspozita në Galeri Zeta, mesazhet<br />e fotografive që luftojnë paragjykimet
Një ekspozitë me tema sociale si paragjykimet me të cilat grupet LGBT përballen në Shqipëri, pasioni i fëmijëve të verbër për artin, mospërkrahja e të moshuarve, duhani si një rrezik për shëndetin dhe shoqërinë, e të tjera është çelur nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Pjesëmarrësve iu dha mundësia të zhvillonin njohuritë mbi fotografinë. Si detyrë për projektin pjesëmarrësit punuan mbi një etyd fotografik që sjell mesazhe prekëse për të pranishmit.
 
Më tej përfaqësues të organizatave LGBT e shtresave të tjera të paragjykuara kanë folur për mesazhet që përcillen në këto vepra arti
 
Ekspozita e çelur në galerinë Zeta në Tiranë vjen pas një kursi fotografie njëjavor që është zhvilluar me 18 pjesëmarrës nga organizata Rinore si Qendra Eden, Ambasada pink, lgbt, Lerda, Instituti Italian i kultures Romë Shqipëri e me gjerë.

Etydet e këtyre fotografive do të përdoren si një nxitje për diskutime në shkolla të mesme dhe të larta të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë me qëllim rritjen e ndjeshmërisë për këto çështje.

[gallery]20740[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre