Ekspozita në Londër, 450 objekte
arkeologjike nga qytetet romake

Ekspozita në Londër, 450 objekte <br />arkeologjike nga qytetet romake
LONDER - Më tepër se 450 objekte arkeologjike nga jeta e njërëzimit në qytetet romake të Pompeit dhe Herculaneum-it do të shfaqen për herë të parë pas 40 vjetëve në një ekspozitë të re në Muzeun Britanik në Londër.

Shumë prej objekteve të lashta të rigjetura nga hiri i vullkanit, përfaqësojnë kulturën dhe historinë e një qytetërimi shumë më të hershëm dhe nuk janë parë asnjëherë jashtë Italisë.

Qytetet e Pompeit dhe Herculaneum-it u shkatërruan dhe mijëra njerëz u vranë nga një shpërthim vullkanik i malit Vezuv në Napoli në vitin në ‘79 pas Krishtit.

Shkatërrimi i qyteteve ishte i pashmangshëm ku hiri i vullkanit mbuloi qytetet romake 6 metra thellësi, të cilat mbetën të zhdukura për afërsisht 1700 vjet përpara se të rigjendeshin nga arkeologët në vitin 1748. Që nga ajo ditë, është hedhur mjaft dritë për jetën e Perandorisë Romake.

Ekspozita është kuruar nga specialisti Paul Roberts, i cili vepron si kurator i lartë i Arkeologjisë romake e në Muzeun Britanik.

Trashëgimi botërore të mbrojtura nga UNESCO, Pompei dhe Herculaneum janë një nga atraksionet kryesore në Itali duke tërhequr miliona vizitorë cdo vit.

Rindërtimi i historisë së shkatërrimit të qytetit të Pompeit dhe Herculaneum u krijua për t’u shfaqur në ekspozitë e cila do të hapet nga 28 mars deri në 29 shtator në Muzeun Britanik në Londër dhe në shtator në muzeun në Denver.


(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës