FIER - Vlerat kulturore, natyrore dhe historike të qytetit të Fierit janë hedhur mbi telajo nga piktorë të ndryshëm shqiptarë dhe ata nga Kosova. Në ekspozitën e organizuar në Galerinë e Arteve në Fier, pas një rrugëtimi artistik, piktorët kanë shfaqur qytetin e Fierit në punimet e tyre duke nxjerrë në pah faktet me karakteristike të kësaj zone.
Pandi Lena, drejtori i Galerisë së Arteve në Fier dhe deputeti i zonës Fatmir Toçi veçuan rëndësinë e kësaj ekspozite për vlerat që ajo përcjell.
Kjo nismë e marrë nga Bashkia e Fierit synon promovimin e kësaj zone si një atraksion turistik për vlerat që ajo mbart. Në pah dalin qendrat historike si ajo e Apolonisë, Bylisit, Ardenicës. Disa prej punimeve më të mira të kësaj ekspozite do të mbesin në fondin e Galerisë së Artit Fier.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO