Ekspozita në Galerinë e Arteve
 "Punëtorët dalin nga studio"

Ekspozita në Galerinë e Arteve<br /> 
“Punëtorët dalin nga studioja. Duke mos parë më realizëm socialist” është ekspozita e cila u çel ditën e sotme kuruar nga Mihnea Mircan në Galerinë Kombëtare të Arteve. Kjo ekspozitë e artit bashkëkohor sjell në një projeksion realizmin socialist me 39 punë të 20 artistëve, ndër të cilët 15 artistë janë shqiptarë. Këto vepra janë ndërthurur në teknika të artit bashkëkohor të ndryshme që nga piktura, skulptura, vizatimi, Video art dhe instalacioneve.
 
Ekspozita tregon vepra nga grupe artistësh nga Sllovenia, Shqipëria, Rumania, Hollanda, Belgjika, Spanja si dhe një përzgjedhje ekskluzive veprash nga fondi i GKA nga vetë artistët bashkëkohorë.
Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve Artan Shabani u shpreh se kjo ekspozitë ishte shumë e rëndësishme për fondit e pikturave të realizmit socialist të GKA.
 
Vincent Van Gervenoi, ndihmës i kuratorit të ekspozitës në një intervistë për A1 Report u shpreh se çështja e realizmit në këtë ekspozitë është më kryesore se ajo e socializmit.
 
Ekspozita u realizuar nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe Departamenti i Shqiponjave me mbështetjen e Fondacionit “Prins Claus”, Holandë. Ajo do qëndrojë e hapur deri më 5 prill.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf