Në pallatin e Kongreseve është krijuar enkas një sallë për të kundruar vulën që ka përcaktuar fatin e historisë tonë në shekuj. Më tej në ekspozitë vihen re imazhe të Skënderbeut, libra historikë dhe artistikë për jetën dhe veprën e tij dhe artefakte autentike, një pjesë e mirë kanë fjetur gjatë në arkiva, dhe janë të pashfaqura më parë.
Objekti më i rrallë daton i shkruar në Milano në vitin 1473, kopja e të cilit gjendet në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Është epistola e Papa Piut, në të cilën përmendet Skënderbeu dhe Arbëria si faktorë në përgatitjen e një kryqëzate të madhe anti-osmane. Më tej është historia e Skëndebeut e Marin Barletit e shkruar e shkruar në Romë në vitet 1508-1510.
E panjohur për publikun është edhe poema heroike e Margherita Sarroçhi, “La Skanderbeg”, e shkruar në Romë në vitin 1623. Kjo poemë është një tregues sesi Skëndeebeu hero i Kohës frymëzonte edhe penën delikate të një prej grave më të kulturuara të kohës së saj. Dhjetëra nga dokumentet, fotografitë, pikturat dhe shkrimet e rralla rrëfejnë se historia e Skënderbeut është një faqe ende pashkruar qartë në historinë shqiptare.
Ekspozita është çelur me rastin e 550 vjetorit të vdekjes se Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Pallatin e Kongreseve.
[gallery]25355[/gallery]
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

VIDEO









