Ekspozita/ Soela Zani portretizon
14 fëmijë me Sindromën Down

Ekspozita/ Soela Zani portretizon<br />14 fëmijë me Sindromën Down
Kreativ, me një imagjinatë për t’u admiruar ata kanë pozuar përpara aparatit fotografik të lumtur dhe plot rrezatim jete. 14 fëmijë me sindromën down i kanë dhënë jetë ekspozitës “Unë jam një vepër arti”, e cila u çel mbrëmë në Muzeun Historik Kombëtar nga fotografia Soela Zani. Nisur nga një kujtim i kahershëm i cili për vite me radhë është strukur në një cep të kujtesës, Soela i ka dhënë tjetër kuptim duke i sjell të portretizuara secilin nga fëmijët. “Kur unë jam njohur për herë të parë me një person me sindromën Down, ka qenë viti 1987 – 1988. Ai kishte komunikim të pakët dhe ishte shumë i acaruar, si pasojë e izolimit të tij prej familjarëve, shoqërisë por dhe mos përftimit të asnjë lloj terapie aftësimi për sjelljen dhe komunikimin.

Në atë kohë këto gjëra ishin tabu”, rrëfen Soela. Sipas saj, të punosh me fëmijët me sindromën Down, është po njësoj si të punosh me fëmijët pa këtë sindromë. “Të dyja palët janë njësoj të paparashikueshëm, dhe njëkohësisht njësoj të manipulueshëm. Vendosja e këtyre 14 individëve me sindromën Down nën objektivin e aparatit tim, nëpërmjet këtij projekti, bëri të realizoj ekspozitën time të parë dhe sigurisht që ka një rëndësi të veçantë. Shkurt, dua t’ju them se këta persona janë shumë të bukur. Shihini ata siç shihni veprat e artit”, tregon Soela.

Teksa na shpreh gjithë emocion këtë projekt në bashkëpunim Down Sindrome Albania, Soela thotë se këta fëmijë kanë zëvendësuar personazhet më të njohura të historisë së artit. “Vendosja e këtyre 14 individëve me sindromën Down nën objektivin e aparatit tim, nëpërmjet këtij projekti, bëri të realizoj ekspozitën time të parë dhe sigurisht që ka një rëndësi të veçantë. Shkurt, dua t’ju them se këta persona janë shumë të bukur. Shihini ata siç shihni veprat e artit. Në këtë ekspozitë, ata kanë zëvendësuar personazhet më të njohura të historisë së artit, shqiptar dhe botëror, denjësisht”, përfundon Soela.
 
“Edhe unë jam një vepër arti”, një ekspozitë që të mbush me emocione që në titull. Pse zgjodhe pikërisht këtë përqasje për tu prezantuar me publikun? 
Përzgjedhja erdhi shumë natyrshëm. E kam menduar 4 vjet më parë, që kur njoha Arbin, por tani u poqën kushtet për ta realizuar atë.
 
Si lindi ideja të bashkëpunoje me Fondacionin Down Syndrome Albania, një ide e pa prekur më parë nga fotografët shqiptarë? 
Emanuela Zaimi është njëkohësisht mikesha ime. Ajo është mbështetje shumë e madhe për këtë projekt. Ka bërë një punë shumë të madhe pasi më ka përzgjedhur fëmijët më të ngjashëm me veprat e piktorëve më të mirë që unë kisha zgjedhur të ri-interpretoja.
 
Një fotografe e cila është diplomuar për skenografi dhe kostumografi. Ju ka ndihmuar ky orientim në këtë gjetje?
Le të themi që fëmijët kanë bërë pak teatër. Pra, janë veshur nën petkun e personazheve të njohura të artit figurativ. Gjatë punës me ta në studio kemi kaluar momente shumë të bukura. Kemi rimishëruar pikturat.
Diploma ime si skenografe–kostumografe më erdhi në ndihmë shumë të madhe, por kryesorja ishte puna e Kostumografes Lilo Shehu e cila ka realizuar kostumet e të 14-ë personazheve në këtë ekspozitë.
 
Si e ke gjetur veten përballë këtyre fëmijëve, si ke mundur të gjesh atë raport që pak njerëz mund ta arrijnë? 
Unë punoj përditë me fëmijë. Ndihem shumë rehat me ta dhe ua kam mësuar gjuhën. Të punoja me fëmijët të cilët kanë sindromën down është po e njëjta gjë. Pra, unë nuk bëra asnjë gjë më tepër apo më pak se sa ajo që bëj përditë në punën time. Fëmijët me sindromën down kanë po njësoj teka, dëshira, kuriozitet, etj .... Njësoj si fëmijët që nuk e kanë këtë sindromë.
 
Si ka qenë njohja e parë me një person me sindromën down, ka qenë kjo një shtysë për të vazhduar këtë projekt? 
Njohja për herë të parë më një person me sindromën down ka qenë jo fort pozitive. Ai ishte një person i izoluar dhe i pa trajtuar me terapi. Duhet të them se ka qenë viti 1987 kur e kam njohur dhe në atë kohë nuk kishte struktura të cilat të ofronin terapi për këta individë. Për pasojë ai kishte komunikim shumë të dobët.
 
Do të jetë kjo ekspozitë një ogur i mirë për karrierën tuaj?
Këtë nuk e di. Unë mendoj se e kam nisur karrierën që në kohën kur kam qenë studente. Por, sigurisht që ky është një projekt ndryshe nga çfarë kam bërë deri tani. Uroj të pëlqehet dhe mbi të gjitha t’i shërbejë në maksimum Down Syndrome Albania.
 
ekspozita


ekspozita

ekspozita

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Javier Zanetti 'fton' Zirkzee te Interi: Ai është një kampion, po mendojmë për të

Javier Zanetti 'fton' Zirkzee te Interi: Ai është një kampion, po mendojmë për të