Ekspozohen për herë të parë
nudot e grave ruse të Pandi Meles

Ekspozohen për herë të parë<br />nudot e grave ruse të Pandi Meles<br>
Nudot e grave ruse, të bëra në vitet 50-60 nga piktori Pandi Mele ekspozohen për herë të parë në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura.  Veprat i përkasin periudhës kur piktori shqiptar Mele ka qenë për studime të larta në Shën Petërburg të Rusisë në vitet ‘58 deri në vitet ‘59.

Ka shumë elegancë dhe ndjeshmëri në siluetat e nudove. Pandi Mele është një ndër themeluesit e shkollës së pikturës dhe grafikës shqiptare. Ai prezantohet për herë të parë me një ekspozitë të plotë.

Ekspozita “Një jetë” është kuruar nga dy ish-studentët e tij, Ardian Isufi dhe Petraq Papa. Ekspozita përbëhet edhe nga dy cikle të tjera, punë të viteteve’60-’90 dhe ’90-2012.

Veprat që ekspozohen për herë të parë janë edhe koleksioni i posterave si 25 vjet Shqipëri Socialiste, apo posterat e propangandës komuniste në Shqipëri si ‘Parti Enver jemi gati kurdoherë’, e të tjera.

Nuk mungojnë në këtë ekspozitë edhe cikli Multimedia me një pjesë të papërfunduar të këtij cikli.

Pandi Mele ishte i pari artist grafist shqiptar. Në ciklin “..,një jetë me grafikën”, dallohen “Motivet Migjeniane”, “Rozafa” e më gjerë

Pandi Mele ka lindur në Korçë në vitin 1939 dhe ka ndërruar jetë në Tiranë në vitin 2015. Art i tij nisi të merrte jetë nën drejtimin e Sadik Kacelit, Qamil Grezdë, Abdurrahim Buzës.

Pandi Mele vazhdoi traditën e grafikës shqiptare (në linoleum) të filluar nga piktori Sadik Kaceli, duke e modernizuar atë edhe në teknika të tjera (litografi, akuaforte, gdhendje në dru).

[gallery]25508[/gallery]

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan