Ekspozohen pikturat e panjohura
të Idromenos në “Marubi”

Ekspozohen pikturat e panjohura<br />të Idromenos në “Marubi”
Piktura të panjohura të Kolë Idromenos, të paekspozuara më parë, si "Shën Pjetri e Shën Pali me katër ungjilltarët" dhe "Betimi i rremë” janë ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në qytetin e Shkodrës.
 
Veprat kanë dalë në dritë të enjten në mbrëmje në ekspozitën me titull “Dy Rrugët e Idromenos”. 
Kuratori Adrian Paci ka çelur aktivitetin dhe ka rrëfyer motivin e ekspozitës dedikuar piktorit të shquar shqiptar Idromeno.

"Kolë Idromeno na shfaqet në këtë ekspozitë me një fytyrë tjetër dhe na shfaqet nëpërmjet dy rrygëve. Dy rrugë është titulli i pikturës e cila me bujari është dhënë kësaj ekspozite nga muzeu i qytetit të Shkodrës. Dy rrugë janë edhe dy gjuhët artistike me të cilat na shfaqet . Ai është në këtë ekspozitë po aq fotograf sa edhe piktor. Në muzeun e fotografisë Marbubi, Kolë Idromeno është absolutisht në shtëpinë e vet. Kjo ekspozitë duhet të jetë një rast që figura dhe pikturat e tij të analizohen edhe më thellë", u shpreh Paci.
 
Në këtë aktivitet morën pjesë ministrja e kulturës Mirela Kumbaro dhe personalitete te qytetit të Shkodrës, të cilët vlerësuan kontributin e Marubit në historinë e fotografisë shqiptare.

Në prani të këtyre personaliteteve drejtori i fototekës “Marubi” gjen rastin për të kërkuar kalimin e 1300 negativëve të Kolë Idromenos nga Qendra e Studimeve Albanologjike pranë kësaj fototeke.

"Gjej rastin për të bërë apel për kalimin e 1300 negativëve të Kolë Idromenos nga Qendra e Studimeve Albanologjike,për të ruajtur dhe konservuar sipas kushteve bashkëkohore, që në Shqipëri i disponon vetëm arkiva e këtij muzeu", u shpreh drejtori i fototekës “Marubi”.
 
Kolë Idromeno të cilit i dedikohet kjo ekspozitë është një nga piktorët më të shquar dhe konsiderohet si një nga themeluesit e artit figurative shqiptar.

[gallery]20795[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre