Ekspozohet në Durrës mozaiku
2000-vjeçar me kryqin “Svastika”

Ekspozohet në Durrës mozaiku<br />2000-vjeçar me kryqin “Svastika”
Mozaiku 2000-vjeçar i Meandrit ose siç njihet ndryshe mozaiku me kryqin antik “Svastika”, i zbuluar 10 vite më parë, mund të vizitohet duke nisur nga dita e sotme.

Monumenteve të kulturës në Durrës ju shtua një tjetër objekt me vlera arkeologjike. Mozaiku i Meandrit është hapur për vizitorët pas rikonstruksionit të mjediseve poshtë pallatit ku u zbulua. 

Në ditën kombëtare të trashëgimisë kulturore, drejtoria rajonale e kulturës ka zhvilluar disa aktivitete për evidentimin dhe mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore. 

Këtë vit i shtohet një destinacion i ri arkeologjik qytetit të Durrësit dhe kjo është mozaiku i meandrit. Ai i përket shekullit të dytë të erës sonë, i përket një vile romake dhe përveç mozaikut ka edhe rrënoja që nga periudha helene deri në shekullin e 5 dhe të 6 dhe këtu i shohim të gjitha këto shtresëzime” tha Ledion Lako, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Durrës.

Mozaiku i Meandrit është shpallur monument kulture i kategorisë së parë para një viti. Mozaiku ka në brendësi simbolin e Meandrit ose të diellit në lëvizje, në formën e kryqit të thyer. 

Vite më parë, pavarësisht se gërmimet për ndërtimin e një pallati zbuluan thesarin arkeologjik, askush nuk e ndali investimin mbi monumentin e kategorisë së parë.

Ai ka një sipërfaqe prej 7 metrash katrorë i punuar në teknikën bardh e zi.

Si u zbulua mozaiku?
Dhjetë vjet më parë Mozaiku doli në dritë nga gërmimet për hapjen e themeleve të një pallati në lagjen 11 të qytetit të Durrësit, ku u zbuluan rrënojat e një lagjeje antike. Sapo hasën shtresën arkeologjike, Drejtoria e Monumenteve të Kulturës në Durrës dhe Departamenti i Arkeologjisë ndërpreu punimet dhe pas udhëzimeve të IMK-së, një grup arkeologësh punuan për nxjerrjen në dritë të plotë të këtij zbulimi me shumë vlerë. 

Ndërkaq, një grup tjetër arkeologësh, siç u deklarua ne atë periudhë, punoi në parcelën arkeologjike të po kësaj lagjeje ku fillimisht janë zbuluar gjurmët e një insule (lagje antike), e cila mendohet se i përket periudhës antike, më saktë të fillimit të kolonisë romake dhe në vazhdim.
 
Nën themelet e pallatit u gjendën struktura kthinash të teknikës së njohur të ndërtimit romak, të cilat ndeshen dhe në amfiteatrin e Durrësit. Po kështu, në një parcelë me sipërfaqe rreth 600 m katrorë është grumbulluar një lëndë e pasur arkeologjike, për të cilën u tha se u përpunua imtësisht.
 
Sipas arkeologut Hoti, interesant është fakti se si rrallëherë në këtë lagje antike përplasen disa periudha, duke filluar nga ajo helenistike, romake deri në periudhën bizantine. Pallati shumëkatësh që do të ndërtohej në këtë zonë, ka pasur leje nga KRT-ja e bashkisë së Durrësit dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, por me zbulimin e gjetjeve arkeologjike, punimet janë ndërprerë fillimisht deri në zbulimin e plotë të objektit.
 
Mendohet që gërmimet të zgjeroheshin në një zonë më të gjerë se sa po gërmohej, ndërkohë që u deklarua se ishte vetëm IMK-ja që do të vendosë për të lejuar ose jo vazhdimin e ndërtimit.
 
Pikërisht në rrënojat e mureve të insulës janë zbuluar dhe 10 skelete, të cilat mendohet se u përkasin shekujve 7-9. Lagjja antike mendohet se është një lagje e vogël, që përmbledh një numër të kufizuar banesash me anekse shërbimi. E gjithë insula ishte e përshkuar nga rrugica. Gërmimet e mëtejshme dhe dokumentimi i tyre do të hidhnin dritë në pasuri të tjera arkeologjike që fsheh kjo zonë.

[gallery]18893[/gallery]
mozaiku durres
mozaiku durres
mozaiku durres


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot