I gjuajti me grusht kryeministres daneze, polaku: Nuk mbaj mend, isha shumë i dehur

I gjuajti me grusht kryeministres daneze, polaku: Nuk mbaj mend, isha shumë i dehur

Mette Frederiksen

Një polak është shpallur i pafajshëm për goditjen me grusht kryeministres të Danimarkës, Mette Frederiksen duke thënë se ai ishte shumë i dehur për të kujtuar incidentin.

I dyshuari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të kufizimeve ligjore, ka dalë në gjyq në kryeqytetin danez, Kopenhagen, i akuzuar për dhunë ndaj një nëpunësi publik, si dhe për disa akuza për ekspozim të pahijshëm dhe mashtrim në lidhje me incidente të tjera, shkruan BBC.

Frederiksen pësoi lëndime të lehta në qafë dhe në shpatull si pasojë e sulmit, i cili ndodhi vetëm tri javë pasi kryeministri sllovak Robert Fico u plagos rëndë në një atentat.

39-vjeçari tha në gjykatë se kishte kaluar një ditë të keqe kur u përball me zonjën Frederiksen në Kopenhagen në qershor, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.

“Unë jam duke qëndruar ballë për ballë me zonjën kryeministre, [atëherë] nuk më kujtohet asgjë tjetër derisa u arrestova”, tha ai.

Frederiksen, e cila u godit me grusht në shpatull, mundi të largohej nga vendi i ngjarjes pa ndihmë.

Ajo tha në atë moment se ishte “tronditur” nga ngjarja, por ishte “mirë”. Pas incidentit kryeministrja u dërgua në spital për një kontroll dhe më pas u tërhoq nga dita e fundit e fushatës për zgjedhjet europiane. Ajo nuk do të thirret si dëshmitare në gjyq.

Por një nga truprojat e saj ka dëshmuar, duke thënë se burri i është afruar në një rrugë të populluar, i ka thënë diçka të pakuptueshme dhe më pas i ka dhënë “një grusht të fortë në shpatull”.

Frederiksen, 46 vjeçe, është udhëheqëse e Social Demokratëve të Danimarkës, partia më e madhe në qeverinë e koalicionit të Danimarkës.

Ajo mori detyrën në vitin 2019, duke e bërë atë kryeministren më të re në historinë daneze.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë