Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Igor Kokunov, duke konstatuar shkelje të të drejtave të tij kushtetuese në procesin e ekstradimit drejt Federatës Ruse.

Sipas vendimit të gjykatës ‘është shkelur e drejta për të mos u dëbuar’.

Gjykata konstatoi edhe cenimin e të drejtës për të mos u dëbuar, të garantuar nga neni 39 i Kushtetutës, duke theksuar se autoritetet publike nuk kanë respektuar detyrimin për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, konkretisht vendimin e datës 30.10.2024, që kishte pezulluar ekstradimin e Kokunov.

 

Foto: Vendimi i Kushtetueses