Ekstradohen në Shqipëri tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, mes tyre një grua e dënuar me 10 vite burg për mashtrim

Ekstradohen në Shqipëri tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, mes tyre një grua e dënuar me 10 vite burg për mashtrim

Foto ilustruese

Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar në Shqipëri ditën e sotme. Me  një njoftim për mediat, Policia bën me dije se janë kapur në Itali, Londër e Slloveni, tre shtetas, të cilët janë ekstraduar drejt vendit tonë.

U krye ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë i 43-vjeçares Dhurata Katreli, banuese në Tiranë, pasi rezulton e dënuar në vitin 2017 me 10 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Po ashtu, u ekstradua nga Londra shtetasi Afrim Bardhoshi, 45 vjeç, banues në Durrës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2018, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpumin. Ky shtetas, gjatë vitit 2013, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që kalonte në mënyrë të paligjshme shtetas shqiptarë nga Shqipëria në Angli.

U krye edhe ekstradimi nga Ljubjana/Slloveni drejt vendit tonë, i shtetasit Rexhep Kaliqit, 58 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Në vitin 2014, në fshatin Mbrostar, Fier, në kompaninë ku ky shtetas ishte inxhinier ka shpërthyer një kaldajë termoenergjitike me lëndë djegëse dhe si pasojë janë plagosur dy shtetas. Kaliqi në cilësinë e inxhinierit termoenergjitik kolaudues, gjatë testimeve që ka kryer nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik dhe rregullat e sigurisë në punë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ljubjana, Interpol Manchester/Mbretëri e Bashkuar dhe Interpol Romën u bë i mundur arrestimi i tyre, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë