TIRANË- Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana,më datën sot u krye ekstradimi nga Nju Jorku SHBA, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar, Altin Hasani, vjeç 41, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar , pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë , me Vendimin Nr.272, datë 29.04.1999 e ka dënuar këtë shtetas në mungesë me 22 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me Paramendim", parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Më datën 23.10.1999, rreth orës 13.00, në lokalin e Ish mensës së Uzinës Traktori Shkozë - Tiranë , shtetasi Altin Hasani , ka vrarë me thikë shtetasin N.B, sepse shtetasi N.B kishte qenë i martuar me motrën e autorit dhe më pas e kishte ndarë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Washingtonin , u bë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /ATSh/
/Shqiptarja.com