Bledar Bushaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Durrësit në 2015 e ka dënuar me burgim të përjetshëm.
Në datën 11.10.2013 në Rrotull, Ishëm Bledar Bushaj ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur Albert Bushajn, ndërsa ka plagosur dy vëllezërit e tij dhe nëna e tyre 52-vjeçare.
Konflikti nisi për shkak se stivat e drurëve të pishave të cilat ishin prerë më parë nga firma që po hapte një rrugë dytësore në zonë, u përvetësuan nga familjet e konfliktuara.
Stiva e druve është pretenduar nga të dyja palët mes të cilave fillimisht ka nisur një debat i cili ka pasuar me përdorimin e armëve.
Pas ngjarjes ai u largua nga Shqipëria duke u fshehur, por u arrestua më pas në Gjermani dhe sot u ekstradua.
dy.b/shqiptarja.com
