TIRANË - Është ekstraduar ditën e sotme nga Greqia drejt Shqipërisë shtetasja shqiptare Eleni Farikli Nasi, 52 vjeç nga Lushnja.

Kjo shtetase ka qenë në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2009 Gjykata e Shkallës së Parë në Lushjne vendosi masën e sigurisë me burg për 52 vjeçaren.

Shtetasja akuzohet për mashtrim të disa personave, të cilëve i kërkonte para dhe më pas nuk ia kthente shumat që kishte marrë.

Esktradimi është realizuar nga bashkëpunimi i Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës. Shtetasja i'u dorëzua autoriteteve shqiptare për t'u përballur me akuzat.


(v.gj/shqiptarja.com)