TIRANË - Nga Zyra Qëndrore e Interpol Tiranës u krye ekstradimi nga Frankfurti, Gjermani, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Agron Laçaj (Lacej), 41 vjeç, banues në Shkodër.
Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 25 vjet burg për 2 vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë u bë me date 05.02.2015, në Gjermani.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij ne Gjermani, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në aeroportin e Rinasit 41-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 01.06.1999, rreth orës 22:30, në dalje të qytetit të Koplikut, shtetasi Agron Lacaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasit L.H. dhe S. R.
Ngjarja ka ndodhur pas një grindje që kanë patur me njëri - tjetrin për motive të dobëta.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com