Një 44-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania për në Shqipëri pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpoli. Dritan Brisku, banues në Kuçovë, është dënuar nga 2 vjet burg nga Gjykata e Apelit Tiranë për kryerjen e veprës penale të “Heqje e paligjshme e lirisë së personit“. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Ëiesbaden, Gjermani, Brisku u arrestua më 10 qershor me qëllim ekstradimi në vendin tonë.

Ngjarja

Më date 20.03.2013, pas një marrëveshje për transportimin e një sasie të madhe parash britanike (paund) nga Londra për Tiranë, midis shtetasit Dritan BRISKU, me drejtuesin e mjetit E. M., i cili në shkëmbim të shumës prej 6.000 Euro dhe makinës që do ta kalonte në pronësinë e tij pasi të sillte në destinacion, ngarkesën në Tiranë, u akuzua nga Dritan BRISKU dhe shokët e tij se shtetasi E.M, i kishte përvetësuar një sasi të madhe valute në paund. 

Si masë shtrënguese për të nxjerr të vërtetën ata e kanë marrë këtë të fundit dhe e kanë dhunuar për t`i kthyer paratë e dhëna, ku si rezultat shtetasi E.M., ka përfunduar pa ndjenja në shtëpinë e këtyre të fundit në rrugën “Komuna e Parisit”, Tiranë. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)