Një 58-vjeçar nga Tirana është ekstraduar nga Mynihu i Gjermanisë drejt Shqipërisë i akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Policia ka njoftuar se:
“Më datë 07.06.2017, u krye ekstradimi nga Mynihu i Gjermanisë drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Klisman NANO, 58 vjeç, lindur në Tiranë.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Vendimin Penal nr. 58 datë 25.02.2015 e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal”.
Sipas informacioneve është bërë me dije se shtetasi Klisman Nano në datë 01.09.2010 rreth orës 21:00, është vënë në pranga nga punonjësit e policisë në bulevardin “Zhan Dark” në Tiranë, të cilit iu gjet një qese me 63 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë të cilën kishte si qëllim tia shiste personave të tjerë.
Ndërkohë si rezultat i bashkepunimit të Interpol Tirana dhe Interpol Eiesbaden është bërë i mundur arrestimi i tij në Gjermani,duke u finalizuar kështu ekstradimi i tij drejt vendit tonë.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com