TIRANË - Nga Gjermani është ekstraduar paraditen e sotme një 30-vjeçar, i cili është dënuar nga Gjykata e Vlorës për tentativë vrasje.
 
Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana,u krye ekstradimi nga Frankfurti i Gjermanisë drejt vendit tonë i shtetasit Sihat Çelaj, me origjinë nga Lapardhaja e Vlorës.
 
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin Nr. 403, datë 29.10.2010, e ka dënuar atë me 15 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana te cilësuara të mbetur ne tentative“, parashikuar nga nenet 79/dh, 22, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
 
Më datë 30.08.2009, shtetasi Sihat ÇELAJ është grindur me disa shtetas të tjerë. Një ditë më pas shtetasit që ishin perfshirë në këtë konflikt kanë shkuar për sqarim në shtepinë e Sihat Çelajt, por ky i fundit i ka  qëlluar më armë zjarri - bën me dije policia duke sqaruar rrethanat e ngjarjes për ët cilën është dënuar 30 vjeçari
 
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, në datën 08.10.2013,shtetasi Sihat Çelaj (Vidi Ocelli)  u arrestua nga autoritetet policore gjermane  me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
 
Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

sihat celaj

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)