Një 40-vjeçar është ekstraduar nga shteti grek. Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin në shqipëri të Valmir Likës, banues në Korçë.
 
40-vjeçari është dënuar në vitin 2008 me 3 vjet burg, për kryerjen e vepërs penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
 
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
 
Në aeroportin e Rinasit ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjitshme të Burgjeve.
 



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)