TIRANE- Një 47-vjeçar nga Fieri i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar dje nga Athina në Tiranë. Arrestimi dhe ekstradimi i Romeo Gjinit të dënuar për “Favorizim prostitucioni” u mundësua nga bashkëpunimi i Interpol Tirana me Interpol Athina. 47-vjeçari Gjini, ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendim datë 20.01.2006, me 8 vjet burg për kryerjen e veprës penale të “Favorizim prostitucioni”, parashikuar nga neni 114/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
 
Në periudhën 1994-1997 shtetasi Romeo Gjini nën ushtrimin e dhunës fizike ka detyruar një shtetase për të ushtruar prostitucion në Milano, në Itali.
 
Nё aeroportin “Nёnё Tereza” nё Rinas, ky shtetas i ёshtё dorëzuar pёrfaqёsuesve tё Drejtorisë sё Përgjithshme tё Burgjeve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)