Ekstradohet nga Greqia Elvira Çina
i mori një personi 220 mijë euro

Ekstradohet nga Greqia Elvira Çina<br />i mori një personi 220 mijë euro
TIRANË - Ekstradohet nga Greqia, një grua e akuzuar për mashtrim. Policia e Shtetit ka bërë të ditur se, zyra qëndrore e Interpol Tiranës, ka bërë sot ekstradimi nga Athina, Greqi, në drejtim të vendit tonë të Elvira Çinas, 56 vjeçe, lindur në Korçë.

Kjo shtetase ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në datën 23 korrik 2012, ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale të “mashtrimit”.

E ekstraduara Elvira Çina, duke pretenduar se zotëronte një tokë të blerë në një zonë  bregdetare të Greqisë, me pretendimin se do të ndërtonin një banesë mbi këtë truall me shtetasin Lulzim B, i ka marrë këtij të fundit një shumë prej 220 mijë Euro.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, Greqi, është bërë i mundur arrestimi i saj, me datë 10 dhjetor 2012, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas kjo shtetase iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të
Burgjeve.

elvira cina
(Foto: Faqja e Interpol dhe e ekstraduar Elvira Çina)
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë