Ekstradohet nga Greqia hajduti i
bankave, s’u kthye në burg pas lejes

TIRANE - Zyra Kombëtare e Interpol Tirana ka bërë ekstradimin nga Greqi të shtetasit shqiptar Leonard Kroni, i dënuar në 2006 me 7 vjet e 4 muaj burg për vjedhje bankash dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Tiranës 30-vjeçari nga Shkodra më 10.11.2009 deri më datë 15.11.2009 i është dhënë leje shpërblyese nga autoritetet e burgut të Shënkoll në Lezhë, ku vuante dënimin por nuk është kthyer më në burg.

Leonard Kroni ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 1075 datë 16.11.2006 e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg, për “ Vjedhje të bankave dhe arkave të kursimit”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, vepra penale të parashikuara nga nenet 136/2/22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Ndërkohë që për arratisjen nga burgu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendim nr. 224 datë 11.11.2010, e ka dënuar 30-vjeçarin me 2 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323/1 i Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Sipas policisë “në bashkim të dënimeve në ngarkim të shtetasit Leonard Kroni rezulton se ka edhe 4 vjet burg pa shlyer”.

Arrestimi i 30-vjeçarit është bërë në Athinë më datën 11.04.2012, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i cili është realizuar nga bashkëpunimi i Interpol Tiranës me Interpol Athinën.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas Leonard Kroni iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…