TIRANE- Një 31-vjeçar shqiptar i arrestuar për shpërndarje drogë është ekstraduar ditën e sotme nga Italia në Shqipëri. 31-vjeçari shqiptar me iniciale D.H ishte dënuar në gradën e parë të Gjykatës së Trentos me 11 vjet heqje lirie dhe me 100 mijë euro gjobë, një dënim që është kthyer nga Gjykata e Apelit me 7 vite heqje lirie dhe me 30 mijë euro gjobë.
 
Arrestimi i tij është bërë pasi akuzohet se ka organizuar një krim transnacional, bashkë me shpërndarës droge të tjerë, duke operuar në Shqipëri, Kosovë, Gjermani dhe Itali ( mbi të gjitha në brigjet e Puglias.
 
Shpërndarësit ishin të specializuar në importimin në territorin italian të sasive të mëdha të heroinës dhe kokainës, dhe në mbarëvajtjen dhe drejtimin e një rrjeti shpërndarës droge në territorin italian.
 
Pas hetimeve ishte zbuluar se sasia e lëndëve narkotike të importuara varijonin nga dhjetëra kilogramë heroinë dhe disa kilogramë kokainë.
 
Pasi ka vuajtur disa vite në burg, shqiptari është nxjerrë nga burgu paraditen e sotme.
 
Gjatë ditës së sotme personeli i Kuesturës së Trentos, ka shoqëruar në kufi, në zonën e aeroportit Verona Villafranca, shpërndarësin e drogës me inicialet D.H., për ekstradim në Shqipëri.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)