Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ,u krye ekstradimi nga Italia, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar, S. Rumi, 18 vjeç, banues nëTiranë.
Shtetasi S. Rumi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar në zbatim të vendimit nr. 675 datë 03 prill 2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për Veprën Penale "Vjedhje me dhunë në bashkëpunim", parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij ne Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com