Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar
i shpallur në kërkim ndërkombëta

Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar<br />i shpallur në kërkim ndërkombëta
TIRANE- Julian Dauti, nga Durrësi është esktraduar nga Milano në vendin tonë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për 'rrëmbim ose marrjes peng të personit'.
Në deklaratën për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se 39 vjeçari, më datë 06.08.2001, në qytetet Tiranë, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin Fatjon Dauti, kanë marrë dhe mbajtur peng shtetasin Raimond P., të cilin e kanë keqtrajtuar për ta detyruar për të nxjerrë në pritë shtetasin Dritan M., me qëllim për ta vrarë për motive gjakmarrje.

Gjykata e Apelit Tiranë, e kishte dënuar në nëntor të vitit 2004, me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Rrëmbimit ose marrjes peng të personit", kryer në bashkëpunim.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romen, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.Në aeroportin "Nënë Tereza", në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Marrë nga "ATSH"

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!