Ekstradohet nga Italia një 39 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëta

TIRANË, 10 Korrik/ATSH/- Julian Dauti, nga Durrësi është esktraduar nga Milano në vendin tonë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar  për 'rrëmbim ose marrjes  peng të personit'.
Në deklaratën për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se 39 vjeçari, më datë 06.08.2001, në qytetet Tiranë, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin Fatjon Dauti, kanë marrë dhe mbajtur peng shtetasin Raimond P., të cilin e kanë keqtrajtuar për ta detyruar për të nxjerrë në pritë shtetasin Dritan M., me qëllim për ta vrarë për motive gjakmarrje.
Gjykata e Apelit Tiranë,  e kishte dënuar në nëntor të vitit 2004, me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Rrëmbimit ose marrjes  peng të personit", kryer në bashkëpunim. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romen, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.Në aeroportin "Nënë Tereza", në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./a.gegvataj/

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë