Ekstradohet nga Italia shqiptari Artur Spaho, 42-vjeç, nga Tirana i dënuar me 8 vite burg për veprën penale të mashtrimit. Ekstradimi u krye nga Interpol Tirana, ndërsa Gjykata e Tiranës, një vit më parë e ka dënuar me 8 vjet burg. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, dhe ekstradimi drejt vendit tonë.