Ekstradohet pas 15 vitesh Fatjon
Kodra i dënuar me burg për jetë

Ekstradohet pas 15 vitesh Fatjon<br />Kodra i dënuar me burg për jetë
TIRANË – Interpoli ka kthyer në Shqipëri nga Italia, 15 vjet pas krimit, 37-vjeçarin Fatjon Kodra të dënuar me burgim të përjetshëm. Fatjon Naim Kodra nga Tirana  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit të Tiranës në vitin 1999 e kishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Sokol Pushës dhe plagosjen e një shtetasi tjetër në 30 qershor 1999 gjatë një grindjeje pranë farmacisë Nr. 10, në Tiranë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën u bë i mundur arrestimi i Kodrës në Milano të Italisë dhe ekstradimi i tij në vendit tonë.

fatjon kodra
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus

Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus